Bota

Udhëhoqi sulmin në Zveçan, Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe

Lajmin e dha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili foli për televizionin kombëtar spanjoll "TV Española".

k.m.
Udhëhoqi sulmin në Zveçan, Radoiçiç
Milan Radoiçiç

BEOGRAD- Milan Radoiçiç dorëhiqet si nënkryetar i Listës Serbe. Lajmin e dha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili foli për televizionin kombëtar spanjoll "TV Española". Goran Petronijeviç, avokat i nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, do ta mbajë të premten një konferencë për media në Beograd, sipas faqes së Qendrës Mediale në kryeqytetin e Serbisë. 

"Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe,”- ka thënë Vuçiç. Ai gjithashtu theksoi se "Lista Serbe" janë njësoj si luftëtarët e lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë njësoj. Po ashtu, në intervistën për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar zëvendëskryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, si organizator të sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra një oficer i Policisë së Kosovës. Pas kësaj ai deklaroi se Radoiçiq ishte i plagosur dhe se ishte në VMA.

Në anën tjetër, Vuçiç ka mohuar që nga të shtënat të jetë plagosur nënkryetari i Listës Serbe, i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiç. Madje ka nxjerrë edhe një video duke pretenduar se një prej tyre ishte Radoiçiç, akuza që janë rrëzuar nga Beogradi. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB