Bota

U vranë 10 shqiptarë! 24 vite nga nata e tmerrit në veriun e Mitrovicës

Sopt mbushen 24 vite, kur MBP e Serbisë udhëhoqi një operacion, ku u vranë 10 shqiptarë dhe u dëbuan mijëra të tjerë.

D.XH
U vranë 10 shqiptarë! 24 vite nga nata e tmerrit në veriun e
Mitrovice

MITROVICË- Sot mbushen 24 vite nga masakra në natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës, ku të ashtuquajturit “Rojat e urës” vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, gra dhe pleq. Përpos të vrarëve, në këtë sulm të përgjakshëm kishte edhe shumë persona të plagosur.

“Rojet e urës” arritën të dëbojnë edhe rreth 12 mijë shqiptarë, që u detyruan të kalojnë në jugun e qytetit, duke lënë shtëpitë e tyre duke u djegur. KMLDNJ ka thënë për këtë rast se të gjitha vrasjet janë bërë në praninë e ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare, e pranishme në Mitrovicë.

Në natën ndërmjet 2 dhe 3 shkurtit 2000 janë vrarë Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi.

Dëshmitarët kanë treguar se operacionin për vrasjet e shqiptarëve e ka udhëhequr Ministria e Brendshme e Serbisë, me në krye ish-komandantin e tyre Dragan Delibashiç, Oliver Ivanoviç etj. Gjykata e Mitrovicës, në vitin 2014 shpalli fajtor Ivanoviçin dhe dha për të dënimin me 9 vite burg, për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë kohës së luftës./ZËRI/

Poll

MOS HUMB