Bota

U vra nga burri i saj/ Miqtë e të ndjerës mesazh prekës: Pse ta mori jetën Edi që aq shumë e mbrojte

Ndër rreshta ajo tregon se Gjyljeta e ka dashur me shpirt bashkëshortin dhe e mbronte familjen nga çdo vuajtje.

f.t
U vra nga burri i saj/ Miqtë e të ndjerës mesazh prekës: Pse
Gjyljeta Ukella

KOSOVË-Miqtë dhe të afërmit e Gjyljeta Ukelli, e cila u vra ditën e sotme nga bashkëshorti në Pejë kanë përlotur me mesazhet e ndara në rrjete sociale. Autor i dyshuar i vrasjes është Edmond Lajçi. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve.

“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës, Dardane Balaj. 

Ndër rreshta ajo tregon se Gjyljeta e ka dashur me shpirt bashkëshortin dhe e mbronte familjen nga çdo vuajtje.

“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj.

Ukella u qëllua me armë zjarri në banesë nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëdorëzua në polici, ku rrëfeu në lidhje me krimin e rëndë. Çifti ka pasur së bashku 3 fëmijë, ndërsa viktima ka marrë dy plumba në kokë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB