
ITALI- Një gjykatë në Milano ka urdhëruar gazetaren Giulia Cortez t’i paguajë kryeministres italiane Giorgia Meloni një dëmshpërblim prej 5 mijë eurosh, për shkak se e ka tallur në rrjetet sociale.
Siç raporton The Guardian, gazetarja u gjobit me 1200 euro në tetor 2021 për tallje me gjatësinë e kryeministres, si dhe publikoi një foto të Melonit duke e krahasuar atë me ish-kryeministrin dhe liderin e partisë fashiste, Benito Mussolini.
Si përgjigje, Meloni shkroi në Facebook se "fotoja ishte e falsifikuar" dhe se ajo kishte udhëzuar avokatin e saj që të ndiqte veprime ligjore kundër gazetares.
Në dy postime të tjera në të njëjtën ditë, Cortese shkroi “ti nuk më tremb mua, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, ju jeni vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh.”
Cortez mund të apelojë vendimin dhe avokati i kryeministres tha se paratë e kompensimit do të dhurohen për bamirësi. /ZËRI/