
STACIONI NDËRKOMBËTAR I HAPËSIRËS- NASA dërgoi sot ndihmë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për dy astronautët e saj, Barry "Butch" Wilmore dhe Sunita Williams, që u bllokuan atje. Anija kozmike pa pilot Progress 89 dërgoi rreth tre tonë furnizime. Ajo do të qëndrojë e lidhur me SNH për rreth gjashtë muaj dhe më pas do të rikthehet sërish në atmosferën e Tokës.
Dy astronautët amerikanë të NASA-s, Barry “Butch” Wilmore dhe Sunita Williams, kanë ngecur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ata u nisën për një udhëtim të shkurtër në Hapësirë më 5 qershor për 8 ditë, por gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar. NASA ende nuk ka marrë një vendim për ta, por dërgoi sot një anije kozmike në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (SNH) për të dërguar ushqim, karburant dhe furnizime të tjera për astronautët.
Wilmore, 61 vjeç dhe Williams, 58 vjeç, fluturuan me një anije kozmike "Boeing Starliner" në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky ishte fluturimi i parë i këtij lloji, me njerëz në bord dhe u zhvillua si një provë për të parë se si funksionon anija e re kozmike. Problemet, megjithatë, u shfaqën kur do të ktheheshin në Tokë, ku pati rrjedhje në sistemin e shtytjes së anijes.
NASA do të marrë një vendim në fund të gushtit se si dhe kur do të kthehen. Nëse nuk është e mundur të kthehen me Starliner, kthimi i tyre do të bëhet nga një anije SpaceX Crew Dragon. Plani fillestar ishte që katër anëtarë të ekuipazhit të ishin në bord, por dy nga vendet mund të lihen bosh nëse është e nevojshme. /ZËRI