Bota

Turistët në Venecia do të paguajnë pesë euro për çdo vizitë

Masa hyn në fuqi në fund të muajit.

k.m.
Turistët në Venecia do të paguajnë pesë euro për
Foto ilustruese

ITALI- Për dekada, ekspertët kanë paralajmëruar se duhen ndryshuar kushtet e ruajtjes së qytetit të Venecias, i cili qëndon mbi ujë prej më shumë se 1000 vjetësh. Themelet e qytetit janë në rrezik nga vetë lëvizja e ujërave, lagështia që po depërton gjithandej dhe për shkak të turizmit të shkuar. Për shkak të këtyrë kushteve, mirëmbajtja e qytetit po bëhet edhe më e vështirë. Kryetari i bashkisë së qytetit, Luigi Brugnaro, vendosi të marrë një masë që beson se do të reduktojë trafikun e përditshëm në qytet dhe do të lehtësojë jetën e përditshme.

Çdo ditë një vizitor i Venecias, nga fundi i prillit, do të paguajë një taksë komunale prej pesë eurosh. Biletat për qytetin do të jenë në dispozicion online dhe faza eksperimentale e projektit do të zgjasë deri në vitin 2024. Çdo vizitor do të marrë kodin e tij QR dhe do t'ia tregojë atë çdo përfaqësuesi të autoritetit bashkiak që kërkon ta kontrollojë.

“Ne kemi për detyrë të ruajmë qendrat e mëdha historike të botës. Askush nuk ka guxuar ta bëjë këtë... Asnjë politikan nuk do ta bënte këtë që po bëj unë tani. Nëse funksionon, të gjithë do të thonë se është diçka e vjetëruar dhe nëse nuk funksionon, do të shkaktojë kritika të forta dhe përshtypje të këqija,”-theksoi kryebashkiaku, i cili me guxim e krahasoi veten me bashkatdhetarin dhe eksploruesin e famshëm Marco Polo.

Për ata turistë që nuk do e vërtetojnë dot se në qytet do të rrinë vetëm disa orë, është vendosur gjoba 300 euro. Sigurisht, banorët e përhershëm të qytetit janë të përjashtuar nga tarifa.Ky është një eksperiment interesant, i cili lindi nga nevoja e madhe e njerëzve për të qëndruar në qytetin e tyre, pasi që nga viti 1950 më shumë se 120 mijë njerëz janë larguar nga Venecia, ndërsa vitin e kaluar numri i shtretërve turistikë në ishullin kryesor ishte më i madh se numri i banorëve të përhershëm./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB