Bota

Trump paralajmëron NATO-n: Do të ketë pasoja shumë të këqija nëse s'ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reagim nga vendet e tjera, kjo mund të jetë “shumë e keqe për të ardhmen e NATO-s”, duke shtuar se SHBA-të kanë qenë “shumë të sjellshme” me aleatët europianë.

F.I
Trump paralajmëron NATO-n: Do të ketë pasoja shumë të
Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se po fliste me “rreth shtatë” vende për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës. Ai shtoi se "do të jetë interesante të shihet" se cilat vende i ndihmojnë SHBA-të me atë që ai e quajti "një përpjekje shumë të vogël".

Trump përmendi veçanërisht Kinën, duke theksuar se Pekini është shumë i varur nga furnizimet me naftë që kalojnë përmes kësaj rruge detare. Megjithëse nuk përmendi vendet e tjera me të cilat ka kontaktuar, presidenti amerikan iu referua NATO-s dhe shteteve të tjera që, sipas tij, duhet të “mbrojnë territorin e tyre”.

Më herët, në një intervistë për Financial Times, Trump tha se është “plotësisht e përshtatshme” që vendet që përfitojnë nga Ngushtica e Hormuzit të ndihmojnë për rihapjen dhe sigurimin e saj.

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reagim nga vendet e tjera, kjo mund të jetë “shumë e keqe për të ardhmen e NATO-s”, duke shtuar se SHBA-të kanë qenë “shumë të sjellshme” me aleatët europianë.

“Ne nuk kishim pse t’i ndihmonim me Ukrainën. Ukraina është mijëra kilometra larg nesh… Por ne i ndihmuam. Tani do të shohim nëse ata do të na ndihmojnë ne. Unë kam thënë prej kohësh se ne do të jemi aty për ta, por ata mund të mos jenë aty për ne. Dhe nuk jam i sigurt se do të ishin,"-u shpreh Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB