Bota

Trump: Evropianët të padobishëm në zgjidhjen e konfliktit, Irani dëshiron të flasë me ne

Donald Trump shtoi se afati dyjavor që ai të merrte një vendim për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në Iran ishte një “maksimum”.

F.I
Trump: Evropianët të padobishëm në zgjidhjen e konfliktit,
Donald Trump

SHBA-Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten ndërsa Irani ka deklaruar se nuk do të rifillojë bisedimet për programin e tij bërthamor për sa kohë që është nën sulme ushtarake nga Izraeli. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se evropianët nuk do të jenë të dobishëm në zgjidhjen e luftës midis Iranit dhe Izraelit, pas një takimi në Gjenevë midis ministrave të Jashtëm evropianë dhe iranianë.

“Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne. Evropa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë për këtë çështje”, deklaroi presidenti i SHBA-së pas mbërritjes së tij në Morristown, New Jersey.

Donald Trump shtoi se afati dyjavor që ai të merrte një vendim për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në Iran ishte një “maksimum”.

Ndërkohë ”ministri iranian, Abbas Araghchi ka bërë publike disponueshmërinë e tij për të vazhduar diskutimet mbi programin bërthamor dhe për të gjitha çështjet, u deklarua në fund të bisedimeve të Gjenevës midis evropianëve dhe Iranit nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

”Presim hapjen e diskutimeve edhe me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të negociuar të konfliktit”, theksoi ai.

Ministrat e Jashtëm evropianë (Jean-Noel Barrot për Francën, David Lammy për Britaninë e Madhe dhe Johann Wadephul për Gjermaninë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas) i thanë bashkëbiseduesit të tyre iranian në Gjenevë, ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi, se donin të “hapnin negociatat sepse Evropa konsideron se nuk ka një zgjidhje përfundimtare për çështjen bërthamore iraniane përmes zgjedhjes ushtarake, e cila mund ta vonojë, por jo ta eliminojë problemin”.

Poll

MOS HUMB