Bota

Trump dhe Netanyahu diskutojnë tre skenarë për Iranin: Nga marrëveshja diplomatike te një sulm i ri ushtarak

Sipas një zyrtari izraelit, gjatë takimit në Zyrën Ovale u diskutuan tre skenarë të ndryshëm lidhur me Iranin, të paraqitur nga Netanyahu.

l.k
Trump dhe Netanyahu diskutojnë tre skenarë për Iranin: Nga
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur së fundmi në Zyrën Ovale kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Sipas një zyrtari izraelit, gjatë takimit në Zyrën Ovale u diskutuan tre skenarë të ndryshëm lidhur me Iranin, të paraqitur nga Netanyahu.

Skenari i parë parashikon arritjen e një marrëveshjeje të re diplomatike mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, me synimin për t'i dhënë fund tensioneve që kanë vijuar prej muajsh.

Opsioni i dytë përfshin vendosjen e sanksioneve të reja politike dhe ekonomike ndaj Iranit, në rast se nuk arrihet një marrëveshje.

Ndërsa skenari i tretë parashikon mundësinë e nisjes së një sulmi të ri ushtarak në shkallë të gjerë kundër Republikës Islamike të Iranit.

Zyrtari izraelit u tha gazetarëve në Uashington se Netanyahu nuk u përpoq të avanconte ndonjë strategji të caktuar kundër Teheranit, por paraqiti alternativat që, sipas tij, mund të ndiqen në varësi të zhvillimeve. Gjatë takimit mes dy liderëve, u analizuan me kujdes avantazhet dhe disavantazhet e secilit skenar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB