
SHKUP- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup, ku si pasojë e disa të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri i njohur shqiptar, Amar Ismani.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:
Lajmi është konfirmuar dhe nga familjarët e Ismanit në rrjejete sociale.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i punonjësve të policisë, por deri tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi.
“Më 26.05.2024 rreth orës 23.40 në SPB Shkup është denoncuar në bulevardin ‘Nikolla Karev’ ka patur të shtëna. Në orën 23.45 nga Spitali i përgjithshëm ‘Naum Ohridski’ është denoncuar se tek ata me lëndime trupore është sjellë T.A (24) nga Shkupi. Në orën 23.51 nga kompleksi i Klinikave ‘Nënë Tereza’ është denoncuar se tek ata le lëndime nga armë zjarri janë sjellur O.B (19) dhe A.I (29), të dy nga Shkupi, ku pas ndihmës së ofruar, në orën 23:45 A.I ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima ishte fejuar vetëm pak ditë më parë. /ZËRI