Bota

'Tronditet' LVV në Kosovë, PUBLIKOHET AUDIO, Mimoza Kusari Lila flet me kriminelin Milan Radoiçiç

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka cilësuar përgjimet si të montuara.

E.K
'Tronditet' LVV në Kosovë, PUBLIKOHET AUDIO, Mimoza Kusari
Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radoiçiç

KOSOVË- Skena politike e Kosovës është tronditur këtë të martë pas publikimit të bisedave audio, ku pretendohet se kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvdosje, Mimoza Kusari Lila bashkëbisedon me Milan Radoiçiç, i akuzuar nga autoritetet në Kosovë si organizatori i sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Audio është publikuar nga “Nacionale”. Kusari Lila besohet të ketë zhvilluar këtë bisedë telefonike në kohën kur Radoiçiç ishte në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Qershor të vitit 2022. Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Biseda:

Slavko Simiç i Listës Serbe: Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të.

Mimoza Kusari Lila: Në rregull.

Milan Radoiçiç: Alo, (vendase) zemlajke, a po njihemi?

Mimoza Kusari Lila: Po, po të dëgjoj.

Milan Radoiçiç: Si je? Si po kalon

Mimoza Kusari Lila: Ja në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka cilësuar përgjimet si të montuara.

Albin Kurti: Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua. Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush./ZËRI

Poll

MOS HUMB