Bota

"Treni de Aragua-s”, Banda e Venezuelës që po sfidon ligjin në Nju Jork

Hetuesit kanë zbuluar se të dyshuarit shpërndajnë në mediat sociale video me armët e tyre, duke u mburrur për veprat kriminale që kanë kryer.

M.M
"Treni de Aragua-s”, Banda e Venezuelës që po sfidon ligjin
“Tren de Aragua”

SHBA- Një grup i bandësh famëkeqe venezuelianë, të njohur si “Treni i Aragua-s”, janë përfshirë në një seri grabitjesh dhe krimesh në Nju Jork, duke mbetur i paprekur nga autoritetet për shkak të ligjeve 'të buta' për të miturit në shtetin e Nju Jorkut.

Emigrantë të paligjshëm, përfshirë fëmijë të moshës 11 vjeç, po terrorizojnë zonat si Times Square, teksa nuk ndalohen për krimet e tyre, ka bërë të ditur ndihmës shefi i Byrosë së Detektivëve të NYPD, Jason Savino.

Sipas mediave vendase, pavarësisht se anëtarët e bandës janë arrestuar në mbi 50 raste për grabitje, ata mbeten të lirë për shkak të ligjeve që nuk lejojnë burgosjen e të miturve. Ata strehohen tek ish-hotelin Roosevelt, i cili është shndërruar në strehë për emigrantët.

Hetuesit kanë zbuluar se të dyshuarit shpërndajnë në mediat sociale video me armët e tyre, duke u mburrur për veprat kriminale që kanë kryer. Savino fajëson ligjet 'e buta' dhe mungesën e ndëshkimeve për këto akte, duke nënvizuar se trajtimi i tyre i lehtë ka bërë që ata të "diplomohen" në krime më të rënda.

“Treni i Aragua-s”, filloi si një grup kriminal brenda një burgu në Venezuelë dhe u zgjerua në të gjithë Amerikën Latine, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Banda është e njohur për veprimtaritë e saj kriminale të sofistikuara që përfshijnë trafik droge, trafik njerëzor dhe zhvatje, ndër të tjera./ ZËRI

Poll

MOS HUMB