Bota

Trazira, zjarrvënie dhe plaçkitje në Papua Guinenë e Re, 16 të vdekur

Ushtria është vendosur për të rivendosur rendin në vend.

f.t
Trazira, zjarrvënie dhe plaçkitje në Papua Guinenë e Re,
pamje nga ngjarja

PAPUA GUINEA E RE- Të paktën 16 persona kanë vdekur pas trazirave të mëdha që goditën kryeqytetin e Papua Guinesë së Re, Port Moresby. Ndërkohë kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe pezulloi zyrtarët e qeverisë dhe policisë pas trazirave.

Trazira, zjarrvënie dhe plaçkitje shpërthyen në kryeqytetin Port Moresby të mërkurën pasi qindra policë, ushtarë, personel burgu dhe nëpunës civilë dolën në grevë për të protestuar ndaj shkurtimeve të pagave. Ushtria është vendosur për të rivendosur rendin dhe ndërsa shumica e trazirave u shuan.

Qeveria e Papua Guinesë së Re shpjegoi se ulja e pagave ishte shkaktuar nga një problem administrativ. Kryeministri James Marape tha se deri në rreth 100 dollarë (78 £) ishin zbritur nga çeqet e pagave të nëpunësve publikë për shkak të një defekti kompjuterik dhe qeveria nuk po rriste taksat siç pretendohej nga disa protestues./ZËRI

Poll

MOS HUMB