
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 29-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Glyfada, pasi fillimisht dhunoi partneren e tij 23-vjeçare në hyrje të pallatit ku banonin. Mediat greke raportojnë se punonjësit e Policisë ishin në patrullim në lagjen e çiftit dhe panë 29-vjeçarin duke rrahur 23-vjeçaren.
Sapo i ka parë, 29-vjeçari është ngjitur në shtëpinë e tij, në katin e 4-të, ku policia ka bërë thirrje për një negociator special. Ata kanë njoftuar menjëherë prokurorin dhe kanë ndërhyrë duke thyer derën. Megjithatë, kur kanë hyrë brenda, kanë gjetur 29-vjeçarin të vdekur me një plagë me armë zjarri.
Njoftimi i policisë greke:
Sot në orën 16.05 oficerë policie të OPKE duke kaluar, gjatë patrullimit të tyre nga rruga e Glyfadës, kanë dëgjuar të bërtitura dhe janë afruar për të kryer kontroll. Aty janë njoftuar nga fqinjët se brenda një pallati, një burrë ka sulmuar fizikisht një grua.
Ata janë afruar menjëherë në pallat, ku janë ngjitur në katin e 4-të dhe në sy të policisë burri ka hyrë në një banesë dhe është mbyllur, ndërsa e plagosura është dërguar në vend të sigurt.
Në të njëjtën kohë, nën koordinimin dhe drejtimin e Qendrës Koordinuese Operacionale, në vendngjarje kanë shkuar forca të tjera policore si dhe një ambulancë, zjarrfikës dhe një negociator. Forcat e policisë janë vendosur rreth perimetrit, për të zhvilluar një operacion negociator, duke siguruar zonën.
Pas urdhrit të Prokurorit dhe ndërkohë që burri nuk po përgjigjej, forcat e policisë kanë hyrë në banesë, ku e kanë gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri.
/ZËRI