JEMEN- Më shumë se 60 migrantë kanë humbur jetën pasi një anije me rreth 150 persona u fundos në brigjet jugore të Jemenit, përballë provincës Abyan, gjatë motit të keq.
Varka me dhjetëra migrantë, kryesisht nga Etiopia, u mbyt në brigjet e provincës Abyan në Jemenin jugor në agim për shkak të kushteve të këqija të motit.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 68 trupa gjatë gjithë ditës përgjatë vijës bregdetare të provincës jugore Abyan, ndërsa 12 të mbijetuar u nxorën nga uji gjatë mëngjesit.
Jemeni mbetet një nga rrugët kryesore të kalimit për migrantët nga Afrika Lindore, veçanërisht nga Briri i Afrikës, që kërkojnë të shkojnë drejt shteteve të Gjirit Persik në kërkim të një jete më të mirë. IOM vlerëson se qindra persona janë mbytur apo janë zhdukur gjatë muajve të fundit në përpjekje për të kaluar këtë rrugë detare të rrezikshme./ZËRI