
ITALI- Policia në Itali ka shkatërruar një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, në përbërje të të cilit ishin shqiptarë dhe rumunë. 2 persona janë vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar në masën e arrestit të shëpisë. Personat e arrestuar ishin me banim në provincat e Firences dhe Pratos.
Nga veprimet hetimore të kryera nga prokuroria, organizata kriminale kishte ngritur bazën e saj në Prato, e cila mund të sillte sasi të mëdha kokaine në zonën e Firences, por edhe hashash, të cilën më pas e rishisnin në të gjithë rajonin. Shoqata kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë të vetme: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te tregtia me pakicë.
Organizata, përsëri sipas akuzës, ka demonstruar një stabilitet të fortë me kalimin e kohës, duke vazhduar të mbetet shumë aktive edhe pas disa arrestimeve të mëparshme. Gjatë hetimeve u arrestuan në flagrancë 2 persona dhe u sekuestruan në total mbi 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marihuanë, 676 000,00 euro cash, 2 pistoleta, dhe mbi 500 plumba./ZËRI