Bota

Torturohet deri në vdekje DJ turk

Sipas prokurorisë, dyshohet se Alpergin u rrëmbye dhe u torturua si ndëshkim për diçka që kishte bërë, ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, qoftë dhe ndonjë informacion të vlefshëm për ta.

E.K
Torturohet deri në vdekje DJ turk
DJ turk qe u vra

BRITANI E MADHE- Mehmet Koray Alpergin, i njohur si DJ në Turqi, dyshohet se u torturua për vdekje në Londër.

43-vjeçarI u rrëmbye nga gjashtë burra pranë stadiumit të "Tottenham Hotspur" ndërsa po ktheheJ në shtëpi nga një restorant italian në "Mayfair".

Dyshohet se autorët kishin instaluar një pajisje gjurmuese në makinën e burrit.

Trupi i të ndjerit u gjet i zhveshur dhe i hedhur në një pyll.

Sipas autoriteteve, nga shenjat dukej që i ishte nënshtruar torturave të tmerrshme duke përfshirë rrahje me shkop, therje në këmbë dhe vuajtje të djegieve nga derdhja e ujit të nxehtë mbi të.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga një kalimtar që po shëtiste në zonë me qenin e tij.

Prokuroria pretendon se Koray Alpergin u rrëmbye dhe u torturua si ndëshkim për diçka që kishte bërë, ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, qoftë dhe ndonjë informacion të vlefshëm për ta.

Ai, gjithashtu, thuhet se ishte në borxhe, duke përfshirë rreth 40,000 dollarë.

Poll

MOS HUMB