
PARIS- Një grua që vrau gjyshin e saj 95-vjeçar në Francë duke i vënë flakën shtratit të tij dhe pretendoi se e bëri këtë nga "dashuria" për ta çliruar nga vuajtjet. Ajo u dënua sot me 5 vjet burg. Kryetari i Gjykatës së Apelit të Enit, Raphael Vincent, sqaroi më pas se 33-vjeçarja Emilie Z. do ta vuajë dënimin e saj në arrest shtëpie, por e pajisur një byzylyk elektronik.
Prokuroria kishte kërkuar një dënim përjetëpër mbesën vrasëse, duke argumentuar në gjyq kundër saj.
“Kur duam dikë, nuk i vëmë flakën,”- tha prokurori Erir Mazod. Kështu, Emily Z. po përballej me mundësinë për të bërë burg përjetë, por gjykata pranoi raportin e një psikiatri që zbuloi se e pandehura ishte në gjendje disociimi kur kreu krimin.
*Çrregullimet disociative janë gjendje të shëndetit mendor që përfshijnë një ndjenjë shkëputjeje nga realiteti, domethënë një humbje e lidhjes midis mendimeve, kujtimeve, ndjenjave, mjedisit, sjelljes dhe identitetit. Fjala “disociacia” do të thotë shkëputje nga të tjerët, nga bota përreth ose nga vetvetja.
Ndaj edhe u dënua me 5 vite heqje lirie, nga të cilat 4 do i kryejë në "arrest shtëpie". Duke dëgjuar dënimin e saj, 33-vjeçarja, nëna e dy fëmijëve, shpërtheu në lot në krahët e avokatit të saj.
Në gusht të vitit 2020, gjyshi i saj u gjet i vdekur në shtratin e tij. Mbesa e tij u arrestua dy muaj më vonë dhe pranoi se i kishte vënë flakën shtratit të gjyshit të saj, me të cilin kishte një marrëdhënie shumë të ngushtë, duke shtuar se ai i kishte kërkuar ta vriste.
"Emily Z. e bëri këtë nga dashuria për gjyshin e saj i cili qau gjithë natën që të vdiste”,- pohoi avokati i saj, Thibaut Clos.
Mbesa, e cila u mbështet nga familja e saj pas ngjarjeve, siguroi se nuk donte ta digjte të moshuarin, por për qëllim kishte që ai të mbytej nga tymi./ZËRI