Bota

Tjetër tragjedi në Kosovë, vritet 29-vjeçari

29-vjeçari është goditur 7 herë me thikë, ndërkohë që autori është vënë në pranga

E.K
Tjetër tragjedi në Kosovë, vritet 29-vjeçari
Foto ilustruese

KOSOVË- Pas aksidentit të rëndë me 3 viktima në Prizren, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë.

Një 29 vjeçar nga Gjilani humbi jetën mbrëmjen e kaluar pasi u godit fatalisht me thikë pas një sherri nga një person tjetër.

I riu nga fshati Dobërçan u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Pas verifikimeve mjekët konstatuan se 29 vjeçari ishte qëlluar të paktën 7 herë me thikë.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash mundi të verë në pranga autorin e dyshuar të këtij krimi, teksa është duke e marrë në pyetje për shkaqet e përplasjes.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB