
FINLANDË- 3 fëmijë të moshës 13 vjeç janë plagosur teksa ishin në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa. Sipas mediave të huaja, autori i plagosjes së trefishtë është një tjetër i mitur, 13 vjeç, i cili është vendosur në prangat e Policisë. Ngjarja ka ndodhur kur fëmijët sapo u ishin kthyer studimeve, pas fundjavës së gjatë të Pashkëve.
Të shtënat e sotme, por edhe rastet e mëparshme në shkolla në Finlandë kanë vënë në fokus në politikën e armëve të vendit. Në vitin 2007, Pekka-Eric Auvinen qëlloi dhe vrau gjashtë nxënës, një infermiere shkolle, drejtorin dhe veten duke përdorur një pistoletë. Në vitin 2008, një student tjetër, Matti Saari, hapi zjarr në një shkollë profesionale në Kauhajoki, në Finlandën veriperëndimore. Ai vrau nëntë studentë dhe një anëtar të stafit përpara se të vriste edhe veten.
Finlanda e ndryshoi legjislacionin e saj për armët në vitin 2010, duke prezantuar një test aftësie për të gjithë aplikantët për licencë për armë zjarri. Kufiri i moshës për aplikantët u ndryshua në 20 nga 18 vjeç.
Por duke qenë se Finlanda është i njohur gjerësisht si një vend i gjuetarëve dhe ka 430,000 pronarë armësh të licencuar në një popullsi prej 5.5 milionë banorësh./ZËRI