Bota

Të shtëna me armë në shtëpi të moshuarish në Kroaci, raportohet për 5 viktima, mes tyre nëna e autorit

Mediat kroate raportuan se vrasësi, një ish-veteran lufte i lindur në vitin 1973, hyri në shtëpinë e të moshuarve dhe filloi të qëllonte. Mes viktimave është dhe nëna e tij

I.F
Të shtëna me armë në shtëpi të moshuarish në
Pamje nga vendngjarja

ZAGREB- Një person i armatosur hapi zjarr në një shtëpi të moshuarish në Kroaci, duke i marrë jetën 5 personave. Sipas mediave kroate sulmi ndodhi në qytetin Daruvar në lindje të Zagrebit.

Ministri i Shëndetësisë Vili Baros tha për N1 TV se pesë persona të tjerë u plagosën nga sulmi dhe po marrin ndihmën mjekësore.

“Ne jemi të tmerruar me vrasjen e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve Daruvar. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe shpresojmë për shërim të të lënduarve. Pres që organet kompetente të konstatojnë të gjitha rrethanat e krimit të tmerrshëm”, shkroi kryeministri Andrej Plenkoviç në X.

Mediat kroate raportuan se vrasësi, një ish-veteran lufte i lindur në vitin 1973, hyri në shtëpinë e të moshuarve dhe filloi të qëllonte. Ai vrau nënën e tij dhe katër persona të tjerë, sipas zyrtarëve.

Ai fillimisht u arratis nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua nga policia, raporton portali i lajmeve N1. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB