Bota

Tronditet KOSOVA/ Ish-burri vret gruan brenda Qendrës së Punës Sociale, i plagos të vëllanë 15-vjeçar

Një grua është qëlluar për vdekje në ambientet e Qendrës për Punë Sociale është vrarë një grua, ndërsa i plagosur ka mbetur i vëllai i saj, vetëm 15 vjeç.

k.m.
Tronditet KOSOVA/ Ish-burri vret gruan brenda Qendrës së Punës
Pamje nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën. Një 21-vjeçare, Erona Cokli është qëlluar për vdekje në ambientet e Qendrës për Punë Sociale është vrarë një grua, ndërsa i plagosur ka mbetur i vëllai i saj, vetëm 15 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spital, pasi ka marrë një plumb në dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Fatkeqësisht e motra e tij ka ndërruar jetë në vend dhe është dërguar në morg, ku do t'i nënshtrohet një ekspertimi mjeko-ligjor. 

Sa i përket autorit, ai është vendosur nga pranga, edhe pse tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë identiteti si i autorit, ashtu edhe vëllait të viktimës, ende nuk dihen. 

"Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit,"-bën me dije Policia.

Lidhur me ngjarjen, drejtoresha e institucionit për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi Braha, si dëshmitare e ngjarjes së rëndë ka treguar për mediat vendase se të shtënat me armë zjarri ndodhën kur palët nisën një përplasje verbale me njëri-tjetrin. Gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti ktheu djalin e tyre, në në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.

“Ka biseduar me menaxheren e rastit të tyre. I ka treguar që ka pasur probleme me ish-bashkëshorten e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shkuar prapë në shtëpi, sepse në orën 15:00 do kthente djalin që ta mbante e ëma. Nuk kanë pasur kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardhur në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë filluar që të bërtisnin dhe të fyeshin, derisa ai ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar,”-tregoi ajo.

Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre, por mesa duket fatmirësisht fëmija i çiftit nuk ka qenë prezent në momentin e vrasjes. I vetmi që ishte pranë tyre, vëllai adolesht i viktimës, përfundoi i plagosur. Pritet që edhe ai të japë versionin e tij lidhur me atë që ka parë, para se ish-kunati t'i qëllonte për vdekje të motrën./ZËRI

Poll

MOS HUMB