Një moment i pazakontë ka ndërprerë për pak çaste seriozitetin e një mbledhjeje, duke sjellë të qeshura mes të pranishmëve. Në momentin kur një prej zyrtarëve po lexonte dokumentin dhe po vijonte fjalën e tij, nga salla u dëgjua papritur një telefon që binte me këngën e njohur “Girl on Fire” të Alicia Keys.
Zgjedhja e kësaj kënge si zile telefoni, në një moment kur diskutimi po zhvillohej në një atmosferë serioze, tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve. Situata shkaktoi të qeshura në sallë, duke e ndërprerë për disa sekonda rrjedhën e mbledhjes dhe duke sjellë një moment të lehtë humoristik mes diskutimeve./ZËRI