Bota

Të dy në një limuzinë- Putin shofer, Kim Jong Un pasagjer

Limuzina ka qenë një dhuratë që Putin ia ka bërë liderit të Koresë së Veriut

E.K
Të dy në një limuzinë- Putin shofer, Kim Jong Un pasagjer
Kim dhe Putin ne nje limuzine se bashku

KINË- Vizita e Vladimir Putin në Korenë e Veriut, e para pas 24 viteve, është ndjekur me interes në mediar ndërkombëtare. Nuk kanë munguar as momentet pikante, siç është udhëtimi që liderën e të dy shteteve kanë bërë me një limuzinë që është prodhuar nga Rusia.

Kim Jong Un dhe Putin bënë një udhëtim së bashku me limuzinën e dhuruar nga ky i fundit dhe këtë e vërteton një video, ku në të shihet fillimisht Putin, cili ndodhej pas timonit, duke ecur në rrugët e Phenianit.

Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus, ku Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Megjithëse udhëtimi filloi me Putinin si shofer, Kim Jong-un më pas mori timonin për të testuar aftësitë e limuzinës. Lidhur me dhuratat e ofruara kreut të shtetit rus, një bashkëpunëtor i tij tha, sipas agjencisë TASS, se Putin ka marrë vepra arti që e përfaqësojnë atë.

Sipas tij, këto janë “dhurata të bukura. Janë variacione përshkrimesh, të gjitha shumë artistike, mes të cilave edhe buste”.

Poll

MOS HUMB