
SHBA- Taylor Swift mund të ndikojë disi zgjedhjet e ardhshme në SHBA në favor të Donald Trump ose Joe Biden. Taylor Swift është një artiste me ndikim të jashtëzakonshëm, e cila mund të përdoret nga kandidatët për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA. Një sondazh ekskluziv i kryer nga 'Redfield & Wilton Strategies' zbuloi se 18% e votuesve thonë se kanë "më shumë gjasa" ose "me shumë gjasa" të votojnë për një kandidat të miratuar nga Swift.
Sondazhi u krye në fillim të janarit dhe pyeti 1500 votues me të drejtë vote. Rreth 45% e tyre thanë se janë fansa të Taylor Swift. Ndaj edhe të rinjtë janë ata që mund të preken më shumë në varësi të zgjedhjes së artistit.
"Ajo ka ndikuar në kulturën popullore, sportin dhe ekonominë e rajoneve të tëra të Shteteve të Bashkuara. Pse jo edhe në politikë dhe zgjedhje,"- tha konsulenti i komunikimit James Haggerty.
Muajin e kaluar, turneu i saj "Era's tour" u bë turneu i parë që kaloi shifrën e 1 miliard dollarëve, e si pasojë ylli i popit u cilësua si "Personi i Vitit" nga revista Time për vitin 2023 dhe marrëdhënia e saj me Travis Kelce Chiefs të Kansas City shkaktoi një rritje të madhe të shikueshmërisë së kampionatit amerikan të futbollit, NFL.
Për zgjedhjet e vitit 2020, Swift kishte shprehur mbështetjen e saj për Biden.
"Ndryshimi që na duhet më shumë është të zgjedhim një president që pranon se njerëzit me ngjyrë meritojnë të ndjehen të sigurt dhe të përfaqësuar, se gratë meritojnë të drejtën për të zgjedhur se çfarë ndodh me trupin e tyre,"- deklaronte atëherë Swift.
Por ekziston edhe mundësia që ata që nuk janë fansa të saj të mbështesin një kandidat të ndryshëm nga ai që mbështet publikisht artistja. Në këtë rast, përqindja arrin në 17%./ZËRI