Bota

Tapet i kuq, përqafime dhe dhurata luksoze, çfarë ndodhi në pritjen e Putin nga Kim Jong Un

Putin i dhuroi një makinë luksoze Aurus të prodhuar nga Rusia udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë vizitës së tij në Phenian.

f.t
Tapet i kuq, përqafime dhe dhurata luksoze, çfarë ndodhi
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

KOREJA E VERIUT-Presidenti Vladimir Putin mbërriti mbrëmjen e 18 qershorit në Korenë e Veriut, ku është pritur nga diktatori Kim Jong Un. Një ceremoni luksoze dhe një paradë madhështore ushtarake është zhvilluar në sheshin kryesor të Phenianit për të mirëpritur presidentin rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut.

Putin u prit me një tapet të kuq dhe dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në rrugët e qendrës së kryeqytetit ndërsa autokolona e liderëve po kalonte. Të dy liderët u përqafuan dhe folën pranë avionit të presidentit rus. Më pas ata hipën në limuzinën ruse Aurus të Putinit për në Pallatin Kumsusan.

Tapet i kuq, përqafime dhe dhurata luksoze, çfarë ndodhi
VLADIMIR PUTIN DHE KIM JONG UN

Ndëkohë Presidenti Vladimir Putin i dhuroi një makinë luksoze Aurus të prodhuar nga Rusia udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë vizitës së tij në Phenian. Dhuratat e Putinit për liderin e Koresë së Veriut përfshijnë gjithashtu një kamë dhe një set çaji. Ndër dhuratat e bëra nga Kim Putinit janë disa vepra arti që përshkruajnë presidentin rus, duke përfshirë disa buste./ZËRI

Poll

MOS HUMB