Bota

Spanja dorëzon detyrën, Belgjika nis kryesimin e BE-së

Ish-kryeministri belg, Charles Michel, është kreu aktual i Këshillit Evropian, i cili përcakton linjat kryesore të politikës së BE-së

f.t
Spanja dorëzon detyrën, Belgjika nis kryesimin e BE-së
foto ilustruese

BELGJIKË- Spanja me fundin e vitit 2023 e përmbyll kryesimin e Bashkimit Evropian. Belgjika do të marrë Presidencën e rradhës të BE-së nga Spanja më 1 janar dhe do ta kryesojë atë deri më 30 qershor 2024, kur do t'ia dorëzojë atë Hungarisë. 

Gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore, vendi do të udhëheqë punën e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke ndërtuar bashkëpunimin dhe marrëveshjen mes shteteve anëtare, shkruajnë mediat e huaja. Gjatë kryesimit të Spanjës u miratuan vendime historike për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, u shpreh edhe gatishmëria për të nisur negociatat me kusht edhe me Bosnje e Hercegovinën dhe Gjeorgjisë iu dha statusi i vendit kandidat Gjeorgjisë.

Ish-kryeministri belg, Charles Michel, është kreu aktual i Këshillit Evropian, i cili përcakton linjat kryesore të politikës së BE-së. Me zgjedhjet e Parlamentit Evropian në horizont në vitin 2024, presidenca e Këshillit të BE-së nga Belgjika është e fundit e kësaj legjislaturë, e filluar në vitin 2019.

Duke qenë se kjo do të jetë hera e trembëdhjetë që Belgjika do të mbajë Presidencën, ajo ka shumë përvojë për të ndërtuar mbi të dhe qeveria belge ka besim se do ta menaxhojë atë mirë pavarësisht sfidave të shumta që do të përballet. Kryeministri belg vuri në dukje në fillim të dhjetorit se gjatë presidencës ishin rreth 150 dosje të hapura. Që atëherë, një nga dosjet më të vështira është zgjidhur me marrëveshjen politike para Krishtlindjeve për reformën e diskutueshme të politikës së BE-së për migracionin dhe azilin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB