Bota

Sot takimi "kokë më kokë", Trump–Zelensky në Florida

Dyshja do të diskutojë një version të përditësuar të një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë së SHBA-së.

zh.ll
Sot takimi "kokë më kokë", Trump–Zelensky në
donald trump-Volodymyr Zelensky

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Donald Trump në Florida të dielën, për raundin e fundit të bisedimeve që synojnë t'i japin fund gati katër viteve të luftës me Rusinë.

Dyshja do të diskutojë një version të përditësuar të një plani paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, të cilin Moska ende nuk e ka mbështetur, si dhe propozime të veçanta për garancitë e sigurisë së SHBA-së.

Takimi i tyre në shtëpinë e presidentit amerikan në Mar-a-Lago vjen pas bombardimeve intensive ruse të Kievit gjatë fundjavës, të cilat Zelensky tha se janë dëshmi se Moska "nuk dëshiron paqe".

Natën e së premtes, një breshëri raketash dhe dronësh që zgjati 10 orë dhe që synonte kryeqytetin e Ukrainës vrau dy persona dhe la 32 të tjerë të plagosur, thanë autoritetet lokale.

Në takimin në Florida, Zelensky pritet të ngrejë çështjen e garancive të sigurisë dhe lëshimeve territoriale për Ukrainën, të dyja çështje për të cilat Rusia më parë nuk ka qenë e gatshme të bëjë kompromis .

Ata do të diskutojnë gjithashtu planin e ri të paqes me 20 pika, një version i rishikuar i një plani të mëparshëm prej 28 pikash të hartuar nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili u pa gjerësisht si shumë i favorshëm për Rusinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB