Bota

Sondazhi: Të rinjtë evropianë po humbasin besimin në demokraci

Mbështetja është më e ulët në Francë, Spanjë dhe Poloni, ndërsa 21% mbështesin sundimin autoritar në rrethana të caktuara.

k.m.

 

Sondazhi: Të rinjtë evropianë po humbasin besimin në
Foto ilustruese

 

TIRANË- Vetëm gjysma e të rinjve në Francë dhe Spanjë besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes, duke arritur mbështetje edhe më të ulët midis homologëve të tyre polakë. Shumica e gjeneratës Z të Evropës – 57% e tyre– preferojnë demokracinë ndaj çdo forme tjetër qeverisjeje. Megjithatë, normat e mbështetjes varionin ndjeshëm, duke arritur vetëm 48% në Poloni dhe vetëm rreth 51-52% në Spanjë dhe Francë. Gjermanwt kishin besimin mw tw lartw, 71%. 15 % do të favorizonin sundimin autoritar në rrethana të caktuara, por të paspecifikuara. Kjo shifër ishte më e larta në Itali me 24%. Në Francë, Spanjë dhe Poloni shifra ishte 23%. Pothuajse një në 10 të anketuar në të gjithë vendet thanë se nuk u interesonte nëse qeveria e tyre ishte demokratike apo jo, ndërsa 14% të tjerë nuk e dinin ose nuk dhanë përgjigje.

Thorsten Faas, një shkencëtar politik në Universitetin e Lirë të Berlinit, i cili punoi në studim, tha: Midis njerëzve që e shohin veten si politikisht të djathtë të qendrës dhe ndihen ekonomikisht të disavantazhuar, mbështetja e tyre për demokracinë bie në vetëm një në tre. Demokracia është nën presion, nga brenda dhe nga jashtë.

Studimi u krye në prill dhe maj. Më shumë se 6,700 persona të moshës 16 deri në 26 vjeç në Britani, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Greqi dhe Poloni iu përgjigjën anketës së 9 vjetore nga instituti YouGov për Fondacionin "Tui", i cili financon projekte të dedikuara për të rinjtë në Evropë. 48% shqetësohen se sistemi demokratik në vendin e tyre është i rrezikuar, përfshirë 61% në Gjermani, ku ekonomia - më e madhja në Evropë - është e dobët dhe e djathta ekstreme ka bërë përparime të konsiderueshme, të nxitura pjesërisht nga rritja e mbështetjes nga votuesit e rinj.

Shumica e të rinjve evropianë shprehën shpresë në potencialin e BE-së, por 39% e përshkruan BE-në si jo demokratike. Më shumë se gjysma – 53% – mendonin se BE-ja ishte shumë e fokusuar në detaje dhe çështje të parëndësishme. Ata do të donin që blloku të trajtonte koston e lartë të jetesës, të forconte mbrojtjen kundër kërcënimeve të jashtme dhe të krijonte kushte më të mira për kompanitë që të përmirësonin ekonominë. Pavarësisht mbështetjes më të fortë për mbrojtjen e klimës midis të rinjve evropianë, vetëm një në tre thanë se ajo duhet të ketë përparësi ndaj rritjes ekonomike./ZËRI

Marrë nga TheGuardian

Poll

MOS HUMB