Bota

Skulpturat e Parthenonit/ Sunak: Po zbatojmë ligjin! Përgjigjet Mitsotakis

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se skulpturat e Parthenonit duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Muzeun Britanik, sepse ligji e parashikon diçka të tillë dhe se shteti britanik ka paguar për to. Ndërsa, kreu i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis u shpreh se Greqia dëshiron raporte të mira me Britaninë.

D.XH
Skulpturat e Parthenonit/ Sunak: Po zbatojmë ligjin! Përgjigjet
Sunak dhe Mitsotakis

LONDËR – Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mbron idenë se skulpturat e Parthenonit duhet të qëndrojnë në Muzeun e Londrës. Ai shprehet se një gjë të tillë e parashikon ligji i vitit 1963, që thotë se asnjë relike nuk mund të merret nga institucioni.

Rishi Sunak anuloi një takim të planifikuar me kreun e qeverisë greke Kyriakos Mitsotakis në Londër të martën, sepse ai tha se kryeministri grek nuk ka mbajtur premtimin për të mos e përdorur udhëtimin si një mundësi për të mbrojtur kthimin e skulpturave. Një ekspert politike beson se Sunak nuk e ka takuar Mitsotakis vetëm për të fituar kredite politike tek masa konservatore e shoqërisë dhe jo se e kishte me të vërtetë kauzën e skulpturave.

Ndërsa, Sunak në mënyrë të qartë ka mbrojtur idenë se skulpturat e Parthenonit nuk mund të kthehet në Athinë, sepse ligji e ndalon një gjë të tillë. “Është shumë e qartë si çështje ligjore, skulpturat nuk mund të kthehen dhe këtë e thotë ligji”, u tha Sunak, gazetarëve. “Mendoj se vetë faqja e internetit e Muzeut Britanik thotë se asgjë nuk merret dot nga Muzeu.  Pikëpamja jonë dhe pozicioni ynë për këtë çështje është kristal i qartë: skulpturat janë blerë në mënyrë të ligjshme”, tha Sunak.

Ndërsa, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se pavarësisht se Sunak nuk e takoi atë, Greqia dëshiron të mbajë raporte të mira me Britaninë e Madhe. Në intervistën e dhënë për Bloombrg, ai tha se e ka lënë pas incidentin, duke shtuar se nuk ka folur me Sunak pas incidentit.

“Në frymën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, nuk kam shumë për të shtuar në këtë çështje dhe as nuk dëshiroj të përfshihem në çështjet e brendshme politike britanike. Ne kemi thënë gjithçka që kemi për të thënë dhe nuk kam çfarë të shtoj. Dua ta lë pas këtë incident”, tha kryemistri helen.

Kryeministri grek Mitsotakis u pyet edhe për samitin për ndryshimet klimatike që po mbahet në Dubai, ku Mitsotakis iu kërkoi të gjithëve të jenë më ambicioz në qëllimet e tyre. “Ne kemi reduktuar emetimet me 43% që nga viti 2005, reduktimi më i shpejtë i emetimeve të vendit në Evropë”, tha ai. Liderët e Greqisë dhe Britanisë u përfshinë në debat, në lidhje me skulpturat e Parthenonit, që mbahen në Muzeun Britanik./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB