Bota

Skandali/ Si u ‘ble’ gazetari i famshëm nga Putini

Siç raportohet nga dosjet e zbuluar gazetari gjerman ka marrë të paktën 600,000 euro, pagesa të pazbuluara nga kompani të lidhura me presidentin rus. Zbulimet ka të ngjarë të shkatojnë jehonë në të gjithë Gjermaninë, ku debati është ndezur që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar mbi rolin e pjesës së elitës politike dhe të biznesit në ndihmën për të mbajtur Putinin në pushtet.

k.m.
Skandali/ Si u ‘ble’ gazetari i famshëm nga Putini
Hubert Seipel dhe Vladimir Putin

RUSI- Një sakndal mediatik është zbuluar së fundmi në lidhje me gazetarin gjerman dhe ekspertin e Vladimir Putinit, Hubert Seipel. The Guardian shkruan se Seipel ka marrë disa qindra mijëra euro pagesa sekrete nga Rusia. Siç raportohet nga dosjet e zbuluar gazetari gjerman ka marrë të paktën 600,000 euro, pagesa të pazbuluara nga kompani e lidhur me oligarkun e ngushtë të presidentit rus, Alexei Mordashov.

Hubert Seipel, një regjisor dhe autor i vlerësuar me çmime, u pagua me para në këste, të cilat dokumentet sugjerojnë se ishte për të mbështetur punën e tij në dy libra që ai shkroi, të cilët pasqyrojnë ngritjen e Putinit në pushtet. Libri i sponsorizuar u botua në vitin 2021 me titullin: “Fuqia e Putinit: Pse Europa ka nevojë për Rusinë”. Shtëpia botuese Hoffman&Campe, e cila botoi librin, mohoi se kishte dijeni për pagesën. Dhe kjo nuk duket se ka qenë pagesa e vetme e Kremlinit për Seipel. Mësohet se gazetari kishte nënshkruar një kontratë të ngjashme edhe në vitin 2013, ku atëherë ishte për librin e tij të parë për despotin e Kremlinit, Vladimir Putin, me titull: “Brenda pushtetit të Putinit”, botuar sërish nga Hoffman&Campe.

Zbulimet ka të ngjarë të shkatojnë jehonë në të gjithë Gjermaninë, ku debati është ndezur që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar mbi rolin e pjesës së elitës politike dhe të biznesit në ndihmën për të mbajtur Putinin në pushtet, jo më pak për shkak të varësisë së tij afatgjatë nga Evropa, ekonomia më e madhe e naftës dhe gazit rus.

Poll

MOS HUMB