Bota

Skandali në SHBA/ Biden s'ishte në dijeni që Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

70-vjeçari Austin u shtrua në spital të hënën e kaluar për shkak të komplikimeve pas operacionit, por nuk u bënë me dije më shumë detaje.

k.m.
Skandali në SHBA/ Biden s'ishte në dijeni që Sekretari i
Lloyd Austin

SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk kishte asnjë dijeni për çështjen e shtrimit në spital të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin! Lajmin e dha për mediat një zyrtar amerikan. Siç raporton BBC, 70-vjeçari Austin u shtrua në spital të hënën e kaluar për shkak të komplikimeve pas operacionit, por nuk u bënë me dije më shumë detaje.

Një zyrtar raportoi diçka të paprecedentë: se Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar për këtë - të paktën deri të enjten në mëngjes - ndërsa sekretari i mbrojtjes e mori vetë përgjegjësinë.

“Është e rëndësishme të them se kjo ishte procedura ime mjekësore dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet e mia në lidhje me zbulimin. Jam shumë i lumtur që jam në formë të mirë dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Pentagon,”-tha AustinAi besohet të jetë ende në spital, por një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, i cituar nga agjencia franceze e lajmeve, tha se ai ishte kthyer në detyrë të premten.

Siç vë në dukje BBC, nuk është e qartë se sa nga përgjegjësitë e tij Austin ishte në gjendje të kryente për shkak të sëmundjes së tij, as shkallën në të cilën zëvendëssekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks ndërhyri për të ndihmuar. Zyrtarët i thanë CNN se ajo kishte marrë përsipër detyrat e tij në mënyrë periodike gjatë qëndrimit të tij në spital ndërsa ishte në Puerto Riko me pushime.

“Presidenti ka besim të plotë te Sekretari Austin. Ai mezi pret të kthehet në Pentagon,”- tha një zyrtar për AFP.

Por ka edhe zëra kundër.

"Sekretari i Mbrojtjes është lidhja kryesore në zinxhirin e komandës midis presidentit dhe ushtrisë, duke përfshirë zinxhirin e komandës bërthamore, kur vendimet më të vështira duhet të merren brenda pak minutash. Nëse ky raport është i vërtetë, duhet të ketë pasoja,"- tha senatori republikan Tom Cotton.

Austin, një gjeneral në pension, u bë sekretari i parë afrikano-amerikan i mbrojtjes në vitin 2020./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB