Bota

Skandali në KFOR! Ushtarët blejnë drogë, shkëmbejnë uniformat me kokainë

Në material dëgjohet dhe shihet se si një ushtar armen që shërben pranë trupës blen drogë nga furnizuesit në zonë dhe nuk e ka problem aspak të japë veshje ushtarake, naftë apo të fusë persona të paautorizuar në zonën e ndaluar.

E.K
Skandali në KFOR! Ushtarët blejnë drogë,
Ushtari

KOSOVË- Skandal në forcat e KFOR në Kosovë. Një investigim ka nxjerrë në pah se disa prej ushtarëve që shërbejnë pranë misionit në Kosovë, e kanë “braktisur” betimin e tyre dhe janë futur në botën e errët të lëndëve narkotike, duke u shndërruar në konsumatorë të kokainës dhe drogërave të tjera më të lehta.

“Piranjat” kanë udhëtuar në Veri të Kosovës, aty ku dhe janë stacionuar bazat më të rëndësushme të KFOR. Ku po ashtu disa ushtarë njollosin emrin e organizatës më të rëndësishme ushtarake. Në material dëgjohet dhe shihet se si një ushtar armen që shërben pranë trupës blen drogë nga furnizuesit në zonë dhe nuk e ka problem aspak të japë veshje ushtarake, naftë apo të fusë persona të paautorizuar në zonën e ndaluar.

Biseda:

Furnizuesi: Hajde në Prishtinë, kokaina Kristal miku im.

Ushtari armen i KFOR: Unë po pres atë gjënë (kokainën). Ti shko merre, sille dhe më merr në telefon.

Furnizuesi: Ti do të jesh këtu

Ushtari armen i KFOR: Unë do të shkoj tek aeroporti (baza), të pres aty. Unë jam në pritje.

Furnizuesi: Pas një orë

Ushtari armen i KFOR: Ma jep materialin

Furnizuesi: Një moment

Ushtari armen i KFOR: A është e mirë

Furnizuesi: Provoje, provoje

Ushtari armen i KFOR: Nesër do të të telefonoj

Furnizuesi: Takohen sërish

Ushtari armen i KFOR: Neser në mbrëmje do të të marr në telefon dhe ti do të vish në aeroport.

Furnizuesi: Ok

Ushtari armen i KFOR: Nafta është në rregull

Furnizuesi: Makina ime do naftë, cigare opa problem, kokaine pa problem për mua shok.

Ushtari armen i KFOR: Ok pa problem

Furnizuesi u kërkon një xhaketë ushtarake dhe ai pranon

Ushtari armen i KFOR: Hajde këtu dhe të jap naftë, ujë, ushqime dhe xhaketë.

Më pas kupton që po filmohet

Ushtari armen i KFOR: Kamera, dritë, problem.

KFOR-i hyri në Kosovë më 11 qershor 1999. Aktualisht, 27 shtete kontribuojnë në KFOR, me një forcë të kombinuar prej përafërsisht 4,811 personel ushtarak dhe civil./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB