Bota

Si u 'shkatërrua' dasma në Kretë/ Dhëndri u kap me kokainë, e pësoi edhe e ëma

Nëna e dhëndrit tentoi që të zhdukte qesen me 170 gramë kokainë, për të mbrojtur të birin, por nuk ia doli dot. Të dy, përfunduan në pranga.

k.m.
Si u 'shkatërrua' dasma në Kretë/ Dhëndri u kap me
Foto ilustruese

GREQI- Qindra të ftuarit që shkuan pasditen e së shtunës në kishë mbetën vetëm me nusën. Kjo pasi dhëndri u arrestua nga Policia greke pasi u kap me kokainë. Nga informacionet e "Cretalive.gr", 900 të ftuar shkuan si zakonisht në kishë, pa e ditur që dhëndri ishte prangosur bashkë me nënën e tij. 36-vjeçari po shkonte për tek vendi ku do të kurorëzojëk, kur në një moment, një patrullë i bën shenjë ndalimi. Por para se të ndalonte mjeti, nëna e dhëndrit tentoi që të zhdukte qesen me 170 gramë kokainë, për të mbrojtur të birin, por nuk ia doli dot. Të dy, përfunduan në pranga.

Avokati mbrojtës i 36-vjeçarit, Giorgos Kokosalis tha për mediat se klienti i tij është i shkatërruar nga ajo që ka ndodhur, e gjitha për faj të tij.

"Është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe psikologjike pasi gëzimin më të madh të jetës së tij, e ka kthyer në ditën më të trishtë. Fajin e tij tani po e paguajnë që të gjithë dhe ai nuk ia fal dot vetes. Ai me përulësi u kërkon falje të gjithëve dhe qindra njerëzve që kishin ardhur për të, për të celebruar dashurinë e tij,"-tha avokati.

Kokosalis shtoi gjithashtu se e kishte marrë kokainën për ta konsumuar vetë pas dasmës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB