Bota

Si kurrë më parë, Donald Trump fiton të shtatë “Shtetet e Lëkundura”

Por në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2020, shteti u kthye në blu dhe votoi për demokratët.

I.F
Si kurrë më parë, Donald Trump fiton të shtatë
Donald Trump

SHBA- Donald Trump është fitues absolut i zgjedhjeve në SHBA. Kandidati republikan ka fituar edhe shtetin e fundit që ende ishte pa rezultat përfundimtar, Arizonën. Sipas BBC, shtatë “Shtetet e Lëkundura” kanë votuar për republikanët në zgjedhjet presidenciale.

Elektorati i Arizonës ka një histori të gjatë të votimit për republikanët në zgjedhjet presidenciale, ndërsa këtë herë Trump ka fituar 52.65% të votave. Por në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2020, shteti u kthye në blu dhe votoi për demokratët. Arizona ishte një nga shtetet vendimtare që i dha fitoren Presidentin Joe Biden.

Si kurrë më parë, Donald Trump fiton të shtatë

Në SHBA ka 50 shtete dhe shumica e tyre votojnë për të njëjtën parti në çdo zgjedhje, por gjithmonë janë 7 “Shtete Lëkundëse” të cilat kanë çelësin e Shtëpisë së Bardhë këtë herë ishin Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin.

Ndërsa për herë të parë, Donald Trump i fitoi të 7 “Shtetet e Lëkundura”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB