
SHBA- Qeveria e SHBA-së ka ndaluar personelin e administratës së presidentit Donald Trump në Kinë të krijojë marrëdhënie romantike ose seksuale me qytetarët kinezë. Sipas AP, SHBA-të në korrik të 2024 miratuan një ligj që ndalonte personelin amerikan të krijonte marrëdhënie me çdo shtetas kinezë që punonte si pjesë e stafit mbështetës në Ambasadën e SHBA-së dhe 5 konsullatave në Kinë. Ndërsa, ambasadori në largim Nicholas Burns, vetëm disa ditë para se presidenti Trump të merrte detyrën miratoi masa më të rrepta sigurie, duke ndaluar tashmë çdo amerikanë të krijojë marrëdhënie seksuale ose romantike me çdo shtetas kinezë.
Kufizimet e reja përfshijnë administratën e SHBA-së në territorin e Kinës, duke përfshirë ambasadën në Pekin dhe konsullatat në Guangzhou, Shangai, Shenyang dhe Ëuhan, si dhe konsullatën amerikane në territorin gjysmë autonom të Hong Kongut. Ky rregull nuk zbatohet për personelin amerikan të vendosur jashtë Kinës.
Përjashtimi i vetëm nga politika është personeli amerikan me marrëdhënie para-ekzistuese me qytetarët kinezë; ata mund të aplikojnë për përjashtime. Nëse përjashtimi refuzohet, ata duhet t'i japin fund marrëdhënies ose të largohen nga pozicioni i tyre. Kushdo që shkel ligjin do të urdhërohet të largohet menjëherë nga Kina.
Ligji iu komunikua zyrtarisht personelit amerikan në Kinë në janar, por nuk është shpallur publikisht./ZËRI