Bota

Shpërthim me bombë në banesë, plagoset prokurorja

Prokurorja 58-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e sulmit me bombë në banesën e saj

E.K
Shpërthim me bombë në banesë, plagoset prokurorja
Shperthim ne qipro

QIPRO- Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një shtëpi në Qipro, ku objekt i një sulmi është bërë një prokurore.

Gruaja 58-vjeçare, ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur nga predha dhe është dërguar në spital. Pas dhënies së ndihmës së parë, ajo ka dalë nga spitali, fatmirësisht pa lëndime serioze për jetën.

Sipas ndihmës drejtorit të policisë së operacioneve në Paphos, Michalis Nikolaou, shpërthimi ndodhi pak minuta para orës 22:00.

Lënda shpërthyese ishte vendosur jashtë derës së kuzhinës dhe në momentin e shpërthimit në shtëpi përveç prokurores ndodheshin edhe anëtarët e tjerë të familjes së Nga hetimet e deritanishme, ngjarja në fjalë lidhet me detyrën e saj./Zëri 

Poll

MOS HUMB