
RUSI- Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në bashkinë në Moskë ka shkuar në 93. Kështu deklaroi komisioni hetimor rus i cituar nga Tass. Sipas të dhënave të para nga hetimet, viktimat kanë vdekur nga plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies, për shkak se salla shpërtheu në flakë pas sulmit.
Ndërkohë që 11 persona janë vënë në pranga si të dyshuar për sulmin terrorist. Drejtori i shërbimeve ruse të sigurisë FSB i raportoi Presidentit Vladimir Putin arrestimin e 11 personave, duke përfshirë katër terroristë të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Bashkinë Crocus në Moskë. Kjo u raportua nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, i cituar nga Tass.
Sipas burimeve të inteligjencës ruse, katër terroristët e dyshuar janë të gjithë nga Taxhikistani. Këta janë emrat e tyre: Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç.
/ZËRI