
LONDËR- Gjatë një operacioni nga autoritetete britanike u arrestuan 31 shqiptarë që trafikonin emigrantë në Angli. Mësohet se të arrestuarit fusnin ilegalisht emigrantët në Britaninë e Madhe përmes aeroporteve të Irlandës duke përdorur dokumente false. Policia gjatë operacionit sekuestroi 400 mijë paund, 10 dokumente falso për t’u përdorur në aeroport dhe në pikat kufitare.
Hetimet nisën gjatë vitit 2023, dhe kjo skemë kryesisht përdorej nga shqiptarët që mbërrnin në Britani. I gjithë udhëtimi i shkonte 2,500 paund dhe duhej të paguanin 400 paund në mënyrë që të pajiseshin me dokumentet false. Të arrestuarit, gjithashtu bashkëpunonin me taksistët irlandezë në mënyrë që emigrantët të mos pësonin asnjë “incident”.
“Duhet të shkoni në Dublin dhe kushton 2500 £ nga Dublini në Angli. Është shumë e sigurt, ju do të pajiseni me një kartë identiteti europiane të rreme dhe mund të kaloni pa asnjë problem”, shkruante një nga të arrestuarit, sipas gazetës britanike “The Telegraph”.
Sipas statistikave të fundit në Angli kanë mbërritur me gomone nga Kanali Anglez mbi 24 mijë emigrantë. /ZËRI