
KINË- Rreth 1000 mace janë shpëtuar në Kinë nga një kamion rrugës për në një thertore, duke goditur kështu një pjesë të një tregtie të paligjshme që shet mish mace si mish derri ose deleje, komplot i cili përfitonte deri në 20,500 dollarë.
Fillimisht ishin aktivistët e kafshëve ata që njoftuan policinë, pasi vunë re një numër të madh kutish prej druri të gozhduara që mbanin shumë mace pranë një varreze. Raporti nuk përmend nëse ishte bërë ndonjë arrestim, as nëse macet ishin endacakë apo kafshë shtëpiake, shkruan CNN.
Ngjarja shkaktoi një valë të re shqetësimesh mbi të drejtat e kafshëve dhe sigurinë e ushqimit në mediat sociale kineze, të cilat bëjnë thirrje për një shqyrtim më të madh nga autoritetet.
Vendi ka luftuar me një histori të gjatë skandalesh ushqimore dhe sigurie në të kaluarën. Ndërsa Kina ka ligje për të rregulluar dhe mbrojtur bagëtinë dhe kafshët e rrezikuara, nuk ka asnjë ligj të përgjithshëm që synon mizorinë e kafshëve.