
FRANCË- 7 persona rezultojnë të zhdukur në Francën juglindore, mes tyre përfshirë dy fëmijë të së njëjtës familje. Të gjithë u rrëmbyen nga ujërat e vrullshëm ndërsa përpiqeshin të kalonin urat me makinë mbi lumenjtë vërshonin pas shirave të rrëmbyeshëm.
"Një familje prej katër anëtarësh, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 4 dhe 13 vjeç, u rrëmbyen nga rrëketë ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përmbytur në Gardon a Dion, në veri të Nîmes, rreth orës 23:30 të së shtunës,"- njoftoi gjatë një interviste Frédéric Loiseau, sekretar i përgjithshëm i qarkut. Aktualisht autoritetet janë në kërkim të babait të familjes dhe dy fëmijëve. Nëna, një grua 40-vjeçare e cila ishte gjithashtu në makinë, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.
Francia, allerta arancione per alluvionihttps://t.co/jmzZ16hsT8#Eurocomunicazione #Francia #piogge #allagamenti #dispersi #alluvione #nimes #Gard #meteo #france #floods #bambini #dions #dipartimenti #evacuazione #evacuation #campeggio #case #distruzione
— Eurocomunicazione (@Euro_comunica) March 10, 2024
Rreth 30 zjarrfikës, me ndihmën e një droni dhe një helikopteri të Sigurisë Civile janë në kërkim të të zhdukurve. Po ashtu, janë zhdukur edhe 2 gra të moshë 47 dhe 50 vjeç, të cilat po udhëtonin drejt Spanjës; një shofer makine, me kombësi belge dhe një burrë nga rajoni fqinj Ardes./ZËRI