
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Miliarderi Elon Musk gjatë një bisede me zëvendkryeministrin italian, Matteo Salvini u shpreh se shpreson që në të ardhmen të ketë një “zonë me tarifa zero” midis Evropës dhe Amerikës.
Pronari i Tesla-s dhe personi më i afërt i presidentit amerikan Donald Trump, tha se "shpreson se në të ardhmen SHBA dhe Evropa mund të krijojnë një partneritet shumë të ngushtë, më të fortë dhe të arrijnë një zonë me tarifa zero dhe një zonë të tregtisë së lirë”.
Ata folën me video-konferencë gjatë kongresit të partisë Lega në Firence./ZËRI
Poll