Bota

SHBA paralajmëron sërish Izraelin për rreziqet e sulmit tokësor në Rafah

Takimi i Blinken dhe Gallant u zhvilluan dje në Uashington pasi Izraeli anuloi vizitën e delegacionit të tij të lartë në kryeqytetin amerikan.

E.K
SHBA paralajmëron sërish Izraelin për rreziqet e sulmit
Antony Blinken dhe Yoav Gallant

SHBA- Shefi i diplomacisë amerikane Antony Blinken paralajmëroi edhe një herë ministrin e mbrojtjes të Izraelit Yoav Gallant kundër rreziqeve të një ofensive tokësore në shkallë të gjerë në Rafah, duke shprehur sërish kundërshtimin e SHBA ndaj sjelljes së Izraelit.

Blinken "kujtoi mbështetjen e SHBA-së për humbjen e Hamasit, përfshirë në Rafah, por përsëriti kundërshtimin e tij ndaj një operacioni tokësor në shkallë të gjerë në Rafah," tha Matthew Miller.

“Blinken nënvizoi se ka alternativa ndaj një pushtimi tokësor në shkallë të gjerë që do të lejonte garanci më të mira për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve palestinezë", thuhet më tej në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Takimi i Blinken dhe Gallant u zhvilluan dje në Uashington pasi Izraeli anuloi vizitën e delegacionit të tij të lartë në kryeqytetin amerikan. Anulimi u vendos si përgjigje ndaj abstenimit të SHBA gjatë një votimi më herët dje mbi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që favorizon në mënyrë specifike shpalljen e një "armëpushimi të menjëhershëm" në Rripin e Gazës. Uashingtoni ka vënë veton tre herë që nga 7 tetori për të parandaluar miratimin e vendimeve të tilla.

Sipas Miller, qeveria izraelite nuk ka paraqitur një plan "të besueshëm" për evakuimin e shpejtë të afro 1.5 milion njerëzve nga Rafah, shumica dërrmuese e zhvendosur nga bombardimet në Rripin verior të Gazës. Një operacion i tillë do ta bënte Izraelin "më pak të sigurt" dhe "do të dëmtonte pozitën e tij në botë", këmbënguli zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pasi SHBA-ja është nën presion për të zvogëluar mbështetjen e saj ushtarake dhe politike për qeverinë e Izraelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB