
SHBA- Mbi 66 pako ushqimore që përmbanin gjithsej 38 mijë vakte janë shpërndarë nga forcat ajrore amerikane në Rripin e Gazës. Dërgimi i ndihmave u krye në një operacion të përbashkët me forcat ajrore të Jordanisë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas ngjarjes së ndodhur ditë më parë ku mbi 100 persona u vranë teksa prisnin ndihmat ushqimore, këtë herë është zgjedhur një vend i konsideruar i sigurtë nga forcat amerikane. Jordania tashmë ka dërguar ndihma në Gaza, ashtu si edhe Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruajnë mediat e huaja.
Vendimi për të përdorur pika ajrore është kritikuar ashpër nga agjencitë e ndihmës dhe grupet e të drejtave të njeriut si një mënyrë joefektive për të ofruar ndihmë humanitare./ZËRI