Bota

SHBA akuzon Rusinë: Ekzekuton rusët që refuzojnë të luftojnë

Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate, tha se Rusia po vret personat, që refuzojnë të luftojnë për qytetin e Avdiivkas. Ushtria ruse, e patrajnuar mirë, është tërhequr disa herë nga sulmet nga kjo qytezë.

D.XH
SHBA akuzon Rusinë: Ekzekuton rusët që refuzojnë të
Lufta per Avdiivkan

UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë, me anë të një deklarate për mediat, tha se Rusia po ekzekuton ushtarët, që refuzojnë të shkojnë të luftojnë në Ukrainë.

Sipas SHBA-ve, disa udhëheqës rusë kanë urdhëruar, që të vriten personat, që nuk shkojnë të luftojnë. Trupat ruse dhe ukrainase janë përfshirë në një betejë të ashpër për të marrë qytetin e Avdiivkas. Lufta për këtë qytet nisi në mesin e muajit tetor.

Rusia mendohet të ketë pësuar humbje "të rëndësishme" në këtë zonë. Vlerësimet ukrainase thonë se numri i viktimave ruse në Avdiivka është 5000, ndërsa SHBA thotë se Rusia humbi të paktën 125 automjete të blinduara dhe pajisje me vlerë të madhe.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se trupat ruse po refuzonin të sulmonin pozicionet ukrainase pranë Avdiivkas, për shkak të humbjeve të mëdha dhe se kishte pasur rebelime në disa batalione të ushtrisë ruse.

"Forcat e mobilizuara ruse mbetën të patrajnuara, të papajisura dhe të papërgatitura për luftime, siç ishte rasti gjatë ofensivës së tyre të dështuar dimërore vitin e kaluar", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ai tha se ushtria ruse po përdor njerëz, që i mbledh kudo në Rusi dhe që janë ushtarë, që janë trajnuar keq. "Nuk kanë asnjë pajisje siç duhet, s’kanë udhëheqje, kanë mbetur pa burime dhe pa mbështetje. Nuk është për t'u habitur që forcat ruse po vuajnë nga morali i dobët," shtoi Kirby.

Marrja e Avdiivkas nga forcat ukrainase, qytet që ndodhet pranë Donjeckut, do të bëjë që Ukraina të ketë moral më të lartë, në përpjekjen e saj, për të rikthyer zonat, që janë pushtuar nga Rusia.

Avdiivka është braktisur nga 30000 banorët e saj, ndërsa forcat ruse vazhdojnë ta godasin atë. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi situatën si të vështirë. Rusia nisi një pushtim të Ukrainës në vitin 2022, duke hyrë në qytete dhe detyruar miliona ukrainas, të braktisin vendin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB