Bota

Serbët në veri të Kosovës marrin pjesë në votime!

Pjesë e tyre është edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas një bojkoti dy vjeçar.

F.I
Serbët në veri të Kosovës marrin pjesë në votime!
pamje nga vendngjarja

KOSOVË-Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, së bashku në zgjedhje.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. 

Pjesë e tyre është edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas një bojkoti dy vjeçar. Ellek, partia e të cilit po ashtu është pjesëmarrëse në zgjedhje, votoi në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar me pjesëtarë të partisë së tij dhe qytetarë të tjerë serbë./ZËRI

Poll

MOS HUMB