Bota

‘Selfie’ me shoqet, momenti kur treni godet gruan në Turqi

Në pamjet e publikuara në rrjet gruaja shihet teksa zgjati dorën shumë afër trenit ndërsa ai kalonte, duke rezultuar në lëndimin e saj.

f.t
‘Selfie’ me shoqet, momenti kur treni godet gruan në Turqi
pamje nga vendngjarja

TURQI- Një incident i rëndë dhe i pazakontë ka ndodhur në Turqi. Një grua, e cila po bënte selfie pranë shinave, u godit nga një tren, duke shpëtuar pa lëndime të shumta.

Gruaja ishte në shoqërinë e disa miqve dhe vizitoi parkun Belemendik, për të bërë foto të peizazhit të vjeshtës dhe tuneleve hekurudhore. Në pamjet e publikuara në rrjet gruaja shihet teksa zgjati dorën shumë afër trenit ndërsa ai kalonte, duke rezultuar në lëndimin e saj.

Burime për mediat e huaja, raportojnë se gruaja u dërgua në spital nga miqtë e saj për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhet në gjendj etë stabilizuar./ ZËRI

Poll

MOS HUMB