SHBA- Russell Brand komenton për herë të parë akuzat për sulm seksual dhe përdhunim duke thënë se ka qenë një javë "e jashtëzakonshme dhe shqetësuese". Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe për “vënien në dyshim të informacionit që ju është paraqitur”.
Këto janë komentet e tij të para publike që kur akuzat u publikuan nga Sunday Times dhe Dispatches e Channel 4 fundjavën e kaluar. Brand i ka mohuar pretendimet.
Një investigim i bërë nga Sunday Times, Times dhe Dispatches e Channel 4, akuzon Brand për përdhunim nga 4 gra në vitet 2006 dhe 2013. Brand ka thënë para publikimit të akuzave se marrëdhëniet e tij kanë qenë gjithmonë "konsensuale".
Në komentin e parë publik, përmes një videoje 3 minutshe në rrjetet sociale, Brand ka thënë se ka një "korrupsion dhe çensurë mediatike" e shoqëruar me një "marrëveshje të thellë shtetërore dhe korporative".
Ai tha se do të publikonte një video më të plotë në Rumble të hënën, duke thënë se platforma kishte bërë "një angazhim të qartë për lirinë e fjalës".
Për çfarë akuzohet Russell Brand?
Një grua pretendon se Brand e përdhunoi pa prezervativ në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ajo thotë se Brand u përpoq ta ndalonte largimin e saj derisa ajo i tha se do të shkonte në banjë. Ajo u trajtua në një qendër që trajton rastet e përdhunimeve në të njëjtën ditë, të cilën Times thotë se e ka konfirmuar përmes të dhënave mjekësore.
Një grua e dytë, në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se Brand e sulmoi kur ishte në fillim të të 30-ave dhe ajo ishte 16 vjeçe dhe ende në shkollë. Ajo pretendon se ai iu referua asaj si "fëmija" gjatë një marrëdhënieje emocionalisht abuzive dhe kontrolluese.
Një grua e tretë pretendon se Brand e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte me të në Los Anxhelos. Ajo pretendon se i tha në mënyrë të përsëritur Brandit të hiqte nga ajo, dhe kur ai përfundimisht u pendua, ai "u kthye" dhe ishte "super i zemëruar".
Gruaja e katërt ka pretenduar se është sulmuar seksualisht nga Brand në Mbretërinë e Bashkuar dhe se ai është abuzuar fizikisht dhe emocionalisht ndaj saj.
YouTube ka pezulluar kanalet e Brand-it përfitimet financiare për shkak të "politikave të përgjegjësisë së krijuesit". Gjatë viteve të fundit, Brand ka nisur një ripozicionim të vetes duke folur rregullisht mbi spiritualitetin, politikën anti-establishment dhe, së fundmi, UFO-ve, për ndjekësit e tij në internet./Zëri.ai