Bota

Rusia sulmon një market në Kharkiv, brenda kishte 200 persona, s'dihet sa kanë vdekur

Në momentin e sulmit, mendohet se brenda tregut ishin më shumë se 200 qytetarë dhe 15 punonjës të marketit, ndaj edhe numri i viktimave ende është i paqartë. 

k.m.
Rusia sulmon një market në Kharkiv, brenda kishte 200 persona,
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

UKRAINË- Të paktën 2 persona kanë ndërruar jetë, e më shumë se 24 janë plagosur pas sulmit rus në ndërtesën e hipermarketit "Epicentar" në Kharkiv. Kryetari i bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov tha se shumë njerëz janë të zhdukur, por nuk dha shifra specifike. Në momentin e sulmit, mendohet se brenda tregut ishin më shumë se 200 qytetarë dhe 15 punonjës të marketit, ndaj edhe numri i viktimave ende është i paqartë. 

"Sulmi kishte për qëllim qendrën tregtare, ku kishte shumë njerëz - ky është qartë terrorizëm,"-shtoi Terekhov.


Menjëherë pas sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri një lutje të re për ndihma të tjera në furnizimin e mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qytetin me rreth 1.3 milionë banorë.

"Tani për tani, ne e dimë se mund të ketë pasur më shumë se 200 njerëz në hipermarket. Rusia i dha një goditje tjetër brutale Kharkiv-it tonë në mes të ditës. Vetëm të çmendurit si Putini janë të aftë të vrasin dhe terrorizojnë njerëzit në një mënyrë kaq të poshtër. Brenda kishte shumë punëtorë dhe klientë,"-tha Zelenskyy. 

Videot e postuara nga dëshmitarët në rrjetet sociale tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihet në qiell nga zjarri në dyqan, ndërsa po ata që përjetuan tmerrin treguan edhe se çfarë ndodhi. 


"Isha në vendin tim të punës. Dëgjova të shpërthimin e parë dhe unë dhe kolegu im ramë në tokë. Pati një shpërthim të dytë dhe u mbuluam nga sendet që ishin në rafte. Më pas, duke u zvarritur dolëm jashtë,"- tha Dmytro Sirotenko, i cili ka një plagë e madhe në fytyrë.

Qyteti i Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, goditet rregullisht nga raketat ruse, të cilat vranë të paktën 7 persona të enjten. Sulmi i fundit erdhi pasi Rusia nisi një ofensivë tokësore në rajonin e Kharkiv më 10 maj. Kharkiv vetëm 30 km nga kufiri rus, ka qenë objektivi i disa javësh i sulmeve ruse, që tani kanë nën kontroll zonën e Oblastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB