Bota

Rusia arreston dy gazetarë, njëri prej tyre ka punuar për Associated Press dhe Deutsche Welle

Karelin, 41 vjeç, është gazetar dhe kameraman dhe kishte punuar edhe për Associated Press dhe Deutsche Welle gjithashtu.

Zeri
Rusia arreston dy gazetarë, njëri prej tyre ka punuar për
Alexei Navalny dhe Vladimir Putin

RUSI- Arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi ka vazhduar të rritet, pas arrestimit të dy gazetarëve të tjerë në fundjavë. Associated Press raportoi të dielën se Sergei Karelin u arrestuar nga autoritetet ruse në rajonin Murmansk, nën akuzat për “ekstremizëm”, në lidhje me videot që ai gjoja i bëri për kanalin “Navalny Live” në YouTube.

Karelin, 41 vjeç, është gazetar dhe kameraman dhe kishte punuar edhe për Associated Press dhe Deutsche Welle gjithashtu.

Ai u arrestua vetëm një ditë pasi një gjykatë në Moskë urdhëroi paraburgosjen e gazetarit Konstantin Gabov të shtunën për akuzat e njëjta.

Karelin dhe Gabov i mohojnë akuzat.

Kanali “Navanly Live” u themelua nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i liderit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny.

Rusia e ka intensifikuar shtypjen e mediave të pavarura prej se e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Marrë nga REL

Poll

MOS HUMB